Lajmet e fundit
Tomë Gashi: Në aspektin e ngritjes formale të akuzës kundër z. Hasani dhe të tjerëve duket se ka indicie të një krimi të supozuar ndërkombëtar. Kjo ka pasoja te paparashikueshme në kredibilitetin e gjithë sistemit juridik.

Sipas avokatit kosovar Tomë Gashi aktakuza e ngritur kundër ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hsasnit, duket se ka indikatorë të një krimi ndërkombëtar.
“Në aspektin e ngritjes formale të akuzës kundër z. Hasani dhe të tjerëve duket se ka indicie të një krimi të supozuar ndërkombëtar – krim të ndërlidhur me shtetas të Shqipërisë”, tha Gashi për Klan Kosova.
Sipas juristit Gashi, nëse akuzat për Hasanin dalin të jenë të vërteta, kjo do të ndikonte në besueshmërinë e tërë sistemit.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ditën e djeshme ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për veprën penale “Mashtrimi në detyrë”, kundër të pandehurit Enver Hasani, ish rektor i Universitetit të Prishtinës.
klankosova.tv