Lajmet e fundit

A është e hapur gara për vendin e parë? Kjo është tema rreth së cilës fokusohet diskutimi në pjesën e parë të emisionit të sotëm. Paneli përbëhet nga Meliza Haradinaj, Ilir Deda, Vehbi Kajtazi, Berat Buzhala, Labinot Balaj dhe Dardan Sejdiu.
Ndërkaq në pjesën e dytë të emisionit flitet për fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë, me kandidatin e LDK-së për deputet, Fadil Hadërgjonaj.
Këto dhe të tjera mund t’i ndiqni në Klan Kosova, me fillim nga ora 20:45.