Fadil Demaku, deputet i PDK-së dhe nënkryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI-së, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ky Komision ende nuk ka zhvilluar ndonjë mbledhje, prandaj s’ka raporte zyrtare sa i përket zhvillimeve në Kumanovë.
“Nuk është diskutuar çështja e të arrestuarve, përveç në bisedat e zakonshme mes nesh".
"Asnjëherë institucionalisht".
"Ditën e hënë do të mbajmë një mbledhje, ku pritet të raportohet përpara komisionit sa i përket kësaj çështjeje”, njofton Klan Kosova.
“Është një nevojë e jashtëzakonshme që Komisioni Parlamentar të informohet rreth situatës në Kumanovë. Institucionet e sigurisë së vendit do ta bëjnë punën e tyre në mënyrë të duhur”.
I pyetur se a mund të ndodh një konflikt i përmasave të tilla në Kosovë, Demaku u përgjigj negativisht, duke iu referuar realiteteve të ndryshme në të dyja shtetet.
“Nuk ka mundësi dhe arsye që një konflikt i këtij lloji të ndodh në Kosovë. Nëse e bëjmë një krahasim mes Kosovës dhe Maqedonisë, mund të shohim që ne jemi në një pozitë krejt tjetër".
"Pozita e shqiptarëve në Kosovë është ndryshe, kurse në Maqedoni situata është gjithmonë jostabile, pa marrë parasysh ndërhyrjen e ndërkombëtarëve”, pohoi Demaku.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.