Lajmet e fundit

Facebook ka publikuar një veçori të re për të ndihmuar në gjurmimin e ekzaminimeve që ju duhen si masa parandaluese të shëndetit.
Rekomandimet do të bëhen bazuar në moshën dhe gjininë tuaj.
Veçoria e re e quajtur "Shëndetësia Parandaluese", u testua fillimisht në Shtetet e Bashkuara të hënën dhe përqendrohet në mënyrë specifike në shëndetin kardiovaskular, kancerin dhe rekomandimet për gripin sezonal.
Facebook u bë partner me Shoqatën Amerikane të Kancerit, Kolegjin Amerikan të Kardiologjisë, Shoqatën Amerikane të Zemrës dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA me qëllim që të ndërtojë sistemin me burimet dhe informacionet më të azhurnuara dhe më të sakta.