Facebook ka punësuar 3000 persona për "komunitetin e vet të operimeve" që ta ndalojë abuzimin me fëmijë, vetë-lëndimin dhe fjalimet urrejtëse të transmetohen në ueb-faqe.
Shefi ekzekutiv i këtij rrjeti social, Mark Zuckerberg, ka thënë se është "zemërthyese" të shohësh "njerëz që e lëndojnë veten dhe të tjerët" në videot e transmetuara LIVE në Facebook, shkruan BBC, tranmseton Klan Ko0sova.
Ai shtoi se do ta lehtësojë denoncimin e këtyre videove problematike.
Kjo lëvizje pason pas një sërë rastesh të vrasjeve dhe vetëvrasjeve të cilat janë transmetuar LIVE në këtë rrjet social.
Zuckerberg tha në profilin e tij në Facebook, se kompania do të zhvillojë mjete të reja që t'i menaxhojë miliona përmbajtje të denoncuara në çdo javë.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.