Lajmet e fundit

Pas një peticioni në Facebook për të ndërruar lokacionin e qyteteve nga Serbia në Kosovë, kjo gjë tashmë është bërë e mundur.
“Të dashur mbështetës, nga tani në lokacionin tuaj në Facabook do të shfaqet Prishtinë, Kosovë e jo më Serbia”.
“Faleminderit për mbështetjen e juaj dhe kënaquni me rrjetin tuaj social”.
Lavdi Zymberi kishte nisur një peticionin disa ditë më parë shkruhej:
“Kosova e ka deklaruar pavarësinë më 17 shkurt 2008, dhe është future në listën e shteteve në Facebook qysh prej vitit 2013”.
“Sidoqoftë, 2 vite më vonë, kur qytetarët kosovarë kërkojnë në listë për qytetin e tyre atyre i’u shfaqet si X-qyteti, Serbia”.
“Ne, qytetarët e Kosovës nuk dëshirojmë që qytetet tona të listohen nën shtetin e Serbisë kështu që ne kërkojmë nga Facebooku që ta ndryshojë këtë veçori”.
“Shteti jonë është njohur zyrtarisht nga 111 shtete nga 193 të tillë në OKB dhe ne kërkojmë nga Facebook-u që ta resketojnë këtë gjë”.