Si përgjigje ndaj një kërkese që erdhi së fundmi nga bashkëthemeluesei i Facebookut, Chris Hughes që bën thirrje për shpërbërjen e kompanisë, gjiganti i medias sociale ka dalë me një kundër-ofertë: Pse qeveria nuk e rregullon internetin?
"Facebook pranon se bashkë me suksesin vjen edhe përgjegjësia", tha Nick Clegg, drejtues i çështjeve globale të kompanisë, duke shtuar se "ju nuk përmirësoni llogaridhënien duke bërë thirrje për shpërbërjen e një kompanie të suksesshme amerikane".
Clegg pastaj sugjeroi "futjen e rregullave të reja për internetin", duke shtuar se është pikërisht ajo që ka kërkuar edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Chris Hughes, bashkëthemelues i Facebook i cili tash po lyp shpërbërjen e Facebook u largua nga kompania një dekadë më parë, transmeton Klan Kosova.
Gjiganti i mediave sociale ka pranuar akuza viteve të fundit rreth politikave të privatësisë si dhe bartjes së të dhënave.
Në këtë kontekst, vitin e kaluar Zuckerberg u paraqit para Kongresit dhe u mor në pyetje për orë të tëra rreth Facebookut dhe aftësinë e 'akterëve të huaj' për të arritur tek amerikanët.
Në seancën dëgjimore Zuckerberg kishte renë dakord, në koncept, për rregullimin më të madh të platformës së tij dhe uebfaqes, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.