Lajmet e fundit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal "Pishtina ” ka njoftuar se punimet e ndërtimit të fabrikës së përpunimit të ujit në “Shkabaj” janë duke shkuar drejt finalizimit.
Sipas ujësjellësit të kryeqytetit kjo fabrikë do të përfundojë në fund të muajit dhjetor 2016, ndërsa testimet e rrjetit, shqyrtimet, komisionimet, pranimet teknike, pajisjet dhe marrja e lejeve për shfrytëzim, mbetet si një dy përqindësh i punëve totale, për pjesën e parë të vitit 2017".
"Ua kujtojmë sërish se, Faza e III-të e investimeve përfshinë investimin në Fabrikën e re të ujit të pijshëm në Shkabaj në vlerë prej 35 milion euro. Ky projekt do i rrisë sasitë e ujit, ku faza e parë do jetë 700 l/s me mundësi të rritjes së kapaciteteve edhe me 500 l/s të tjera. Financues të projektit janë: Komuna e Prishtinës me 5 milion euro, Komisioni Evropian me 5 milion euro, Qeveria e Republikës së Kosovës me 5 milion euro dhe 20 milion KRU”Prishtina” sh.a. i ka marrë kredi nga Banka Gjermane për Zhvillim me ç’rast, garantuese e kthimit të saj është Qeveria e Republikës së Kosovës".
Me realizimin e këtij investimi, që është planifikuar të përfundojnë deri në fund të vitit 2016, do të zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Prishtinën, Fushë Kosovën, Obiliqin, Podujevën dhe komunat tjera nën menaxhimin e KUR”Prishtina”
Ndërtimi i kësaj fabrike do t`i ndihmojë qytetarët të furnizohen me ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë, transmeton Klan Kosova.