Lajmet e fundit

Cesc Fabregas thotë të mos jetë kontaktuar nga Milani për një transferim në janar, porse është i hapur që të bisedojë me klube të tjera këtë muaj, pasi që kontrata i skadon verës.
31 vjeçarit ende nuk i është ofruar kontratë e re nga Të Kaltrit, dhe Milan thuhet të jenë të interesuar ta transferojnë atë.
“Jo. Nuk kam folur me askënd”, ka thënë Fabregas në Stamford Bridge.
“Qartazi, në janar mund të nënshkruaj [parakontratë] me këdo që dua dhe me shumë gjasë kjo do të tërheqë shumë klube. Por, deri tani, çfarë mund të them për momentin, po, do të qëndroj këtu deri në fund të stinorit”.