Lajmet e fundit

Vrasësi i Missourit që i mori jetën një 19-vjeçareje në vitin 2001, që fillimisht e kishte përdhunuar dhe më pas lidhur në një pemë në varreza, është ekzekutuar, pasi Gjykata Supreme e SHBA-ve dhe Guvernatori i shtetit kanë refuzuar të bllokojnë ekzekutimin.
Gjykata Supreme ka hedhur poshtë të gjitha apelet e 55-vjeçarit David Zink, ndërsa Guvernatori Jay Nixon refuzoi të bënte një kërkesë për mëshirë.
Sipas autoriteteve, Zink është ekzekutuar me një injeksion, ndërsa i janë dashur më pak se dhjetë minuta për të ndërruar jetë.
“David Zink mori jetën e një 19-vjeçareje, ndërsa duhet ta paguajë duke e humbur të vetën. Nuk mund ta përfytyrojmë tmerrin që ka përjetuar Amanda Morton natën e kidnapimit”, thuhet në deklaratën e Gjykatës.
Në letrën e fundit, Zink u ka kërkuar falje familjes së viktimës, duke shkruar se uron që ekzekutimi i tij të sjellë paqe për ata. Ai gjithashtu u ka kërkuar falje familjes dhe miqve të tij.