Lajmet e fundit

Në Prishtinë po mbahet Expo-Forumi ku po diskutohet për mënyrat e reja të financimit të projekteve strategjike Kosovë-Shqipëri ku po marrin pjesë kompani nga vendi e diaspora, si dhe donatorë.
Pjesë e këtij takimi janë edhe ministra nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërusë të cilët thanë se është momenti i dukur për bashkëpunime të tilla pasiqë kriza globale ka prekur shumë vende.
Në këtë takim u përmendën edhe shumë fusha në të cilat të dyja vendet mund të bashkëpunojnë si sektori energjetik, i turizmit, si dhe shumë lëmi të tjera.
Megjithatë si nevojë e madhe u paraqit edhe krijimi i infrastrukturës për mbështetjen e bizneseve nga diaspora.