Lajmet e fundit

Votimi për festivalet do të zgjasë deri me 12 nëntor.
Kanë dalë aktualisht nominimet për festivalet më të mira evropiane muzikore. EXIT Festival, i cili mbahet vit për vit në Serbi, edhe sivjet është nominuar në kategorinë e festivaleve të mëdha dhe prestigjioze, krahas festivaleve si Sziget në Hungari, Tomorrowland në Belgjikë e Electric Piknic në Irlandë.
Në mesin e festivaleve tjera janë nominuar edhe Mayday në Gjermani, Blues in hell në Norvegji e Taksirat në Maqedoni. Cmimet e tilla kanë nominuar edhe artistët si Alt J, Robbie Williams, Kendrick Lamar, Florence and the Machine – për performancat më të mira të bëra në një apo më shumë festivale evropiane të muzikës gjatë këtij viti, shkruan KultPlus.
Votimi për festivalet do të zgjasë deri me 12 nëntor.