Lajmet e fundit

Rezultatet e para nga Exit Poll-et në Kataloni, tregojnë se partitë separatiste janë afër për të fituar me shumicë absolute, kështu për të fituar edhe mandatin për të shpallur pavarësinë nga Spanja.
Sipas televizionit lokal TV3, thuhet se këto parti do të fitojnë në mes të 74 dhe 79 vendeve nga 135 në parlament. Këto parti janë duke fituar me 49.8% të votave.
Ato deklaruan se do të shpallin pavarësinë brenda 18 muajve, ndërsa Spanja ka njoftuar se do ta bllokojë një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.