Lajmet e fundit
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva se Evropa nuk ka hequr dorë nga Maqedonia.

Evropa nuk ka hequr dorë nga Maqedonia. E ndjekim shumë me kujdes atë që ndodh në Maqedoni dhe dijmë se mënyra më e sigurtë që të tejkalohen ato probleme me të cilat tani luftojnë, është në familjen e përbashkët evropiane.
Kështu ka thënë për gazetën bullgare Standart , zëdhënësja e Komisionit Evropian, Kristalina Georgieva.
Ajo ka bërë me dije poashtu se Bashkimi Evropian po e ndjek me shumë me vëmendje gjendjen në Maqedoni.
"Kuptohet se jemi të brengosur, ne e dimë se në rajonin tuaj të Ballkanit kur të derdhet gjak ajo është rrezik. Bëjmë thirrje në mendje të shëndoshë. E pamë se si ishin ndërmarë masa duke i përfshirë edhe dorëheqjet në Qeverinë e Maqedonisë . Komisari Han, i cili është përgjegjës për fqinjët tanë është në kontakt të përditshëm edhe me Qeverinë edhe me opozitën. Ne nxisim të ulen në tryezë dhe të negociohet. Vetë Maqedonia duhet të vlerësojë se cila është rruga më e mirë për zgjidhje të këtyre problemeve të brendshme. Askush nuk ka interes që ato të mos zgjidhen", tha ajo.