Lajmet e fundit

Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë thirrur "Konferencën për të Ardhmen e Evropës", ku kanë marrë pjesë të gjithë liderët e shteteve evropiane.
Ata i kanë diskutuar planet për kontinentin në Konferencën për të Ardhmen e Evropës.
Njëri nga presidentët e shtetit të bllokut, Emmanuel Macron, e hapi këtë konferencë me thirrje për ta rritur shpejtësinë e zhvillimit dhe punës, njofton Klan Kosova.
"Duhet që ne sërish ta gjejmë ambicien dhe efektivitetin, që të jemi të aftë të vendosim më shpejt dhe mbi të gjitha të marrim vendime më të fuqishme kurdo që përballemi me kriza dhe fatkeqësi. Kur i krahasoj investimet tona në programet e industrisë me ato amerikane dhe kineze, shoh që nuk e kemi akoma atë ambicien e duhur, neve na duhen muaj të tërë për të vendosur diçka".
Ndërsa, kryeministri portugez Antonio Costa ka thënë se "Presidenca e Portugalisë propozon që BE të punojë për një agjendë globale për oqeanet 2050. Oqeanet janë rregullatori kryesor i klimës dhe trashëgimia e përbashkët e njerëzimit. Oqeanet kanë nevojë për mbrojtje të menjëhershme sepse janë zhvilluesi kryesor i jetës".