Lajmet e fundit

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë se vendet evropiane duhet të "zgjohen", pas sulmeve në Paris që la 129 të vdekur.
Ai këto deklarata i dha pasi u zbulua se i dyshuari kryesor i sulmeve të Parisit që ishte belg kishte hyrë në Francë pa u vërejtur.
Nga ana tjetër, kryeministri belg, Charles Michel ka mbrojtur shërbimet e sigurisë së vendit të tij në mes të pretendimeve që sulmet u organizuan atje.
Këto zhvillime vijnë në kohën kur ministrat e Brendshëm dhe ata të Drejtësisë së Bashkimit Evropian do të mbajnë bisedime urgjente.
Në takimin në Bruksel pritet të diskutohet për masat shtrënguese në kufijtë e jashtëm të zonës Shengen të BE-së.
Të enjten, prokurorët francezë konfirmuan se militanti i Shtetit Islamik Abdelhamid Abaaoud ishte në mesin e të vrarëve gjatë bastisjeve të fundit të policisë, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.