Lajmet e fundit

Nëse ndodheni në qytetet ku qarkullojnë autobusët Routemaster, atëherë me siguri se mendoni se sa cool mund të jenë ata për sa i përket sensit të dizajnit, por në ditët e nxehta të vitit ata janë krejt e kundërta.
Temperaturat brenda tyre mund të arrijnë deri në 60 gradë celsius.
Routemasterët nuk kanë dritare në kuvertën e sipërme, sepse janë të pajisur me sistemin e ftohjes së ajrit. Por pasagjerët do të dëshmojnë se nuk janë efektive në të shumtën e kohës.
Në ditët e verës mungesa e ventilimit e shndërron autobusin në saunë mobile, veçanërisht kur dera e tretë në fund të autobusit shpesh mbahet e mbyllur nëse ngasësi nuk e ka ndihmën e anëtarit të dytë të stafit.
Nëse temperatura jashtë është 32 gradë celsius, pas vetëm gjysmë ore me derën e automjetit të mbyllur, temperaturat brenda mund të tejkalojnë 51 gradë celsius.