Lajmet e fundit

Raportohet se Everton ka refuzuar një ofertë të Chelseas për mbrojtësin John Stones, në vlerë prej 47 milionë eurove.
Një ofertë paraprake prej 40 milionë euro ishte refuzuar në qershor, shkruan ESPN, por që londinezët nuk kanë hequr lehtë dorë nga ai dhe kanë dërguar edhe ofertën e dytë.
Stones ka pasur paraqitje shumë të mira, arsye për të cilën edhe Mohurinmho dëshiron që ta ketë në skuadër.
Por, Roberto Martinez ka deklaruar se nuk dëshiron që ta largojë nga klubi një lojtar si Stones, ai ka thënë se dëshiron që të krijojë një skuadër të fortë dhe konkurruese dhe kjo s’mund të bëhet duke shitur lojtarët më të mirë.
Chelsea e sheh Stones si zëvendësues të John Terry i cili ditët e fundit është bërë lajm në gjithë mediumet botërore për shkak të zëvendësimit nga trajneri Jose Mohurinho, transmeton Klan Kosova.