Lajmet e fundit
Skuadra nga Goodison Park ka refuzuar që të paguajë aq sa kërkojnë katalunasit, ndërsa tani sytë i kanë kthyer kah mbrojtësi i Manchester United

Everton është gati të bëjë ofertë për mbrojtësin e Manchester United Marcos Rojo, pas dështimit për ta blerë Yerry Mina nga Barcelona.
Anglezët patën shpresuar se do të mund ta blejnë kolumbiani, që shkëlqeu në Kupën e Botës Rusia 2018, për rreth 30 milionë euro.
Por skuadra nga Camp Nou ka refuzuar ta shesë nën 40 milionë euro, duke bërë që skuadra e Andre Silva të shqyrtojë të tjera mundësi.
Tani Everton është i interesuar për mbrojtësin e Djajve të Kuq, që është përfolur si një nga ata që mund të largohen nga Old Trafford këtë verë.