Skuadra franceze, Paris Saint-Germain, i ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh mesfushorit senegalez, Idrissa Gueye.
Mirëpo Everton, skuadër kjo për të cilën 29 vjeçari luan, e ka hedhur poshtë këtë kërkesë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se PSG është në kërkim të një futbollisti i cili do ta përforconte linjën mesfushore të skuadrës franceze.
Mirëpo senegalezi Gueye, tani do të mbetet jashtë këtij radari.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.