24.05.2017 · përditësuar para 3357 dite1 min lexim
Katër alpinistë janë gjetur të vdekur brenda një tende në Everesit, duke bërë kështu që numri i alipinistëve që kanë ndërruar jetë në këtë sezonë të arrijë në 10.
Trupat e katër alpinistëve janë gjetur nga një ekip i shpëtimit të cilët po tërhiqnin trupin e alipinistit sllovak që kishte vdekur ditën e diel.
Të gjitha vdekjet kanë ndodhur në zonën që ndryshe njihet si “zona e vdekjes” ku niveli i oksigjenit është shumë i ulët, transmeton Klan Kosova.
Mediat lokale kanë raportuar se katër të vdekurit janë dy alpinistë të huaj dhe dy sherpa (ndihmës lokal, lloj guide).
Ky sezon për ngjitje në malin Everest ka marrë jetën edhe të një alpinisti australian, Francesco Marchetti, një Indian, Ravi Kumar, trupat e të cilëve u gjeten ditën e hënë dhe 85 vjeçarit Min Bahadur Sherchan që tentoi të rifitonte titullin si personi më i vjetër në botë që ngjit majën e malit më të lartë në botë.
Në ndërkohë tre kosovarët Uta Ibrahmi, Arineta Mula dhe Nazmi Hasanramaj e kanë prekur majën e botës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.