Lajmet e fundit

Ndonëse tingëllon çuditshëm e në Kosovë nuk është hasur ndonjëherë një gjë e tillë, në Londër tashmë ka filluar eventi që u dedikohet trendeve të fundit të veshjeve për qentë.
Restoranti i quajtur M Victoria në Westminster, është hapur dje dhe ka mirëpritur lloje të shumtë të këtyre kafshëve shtëpiake, për të përjetuar argëtimin e tyre në javën e modës së London Fashion Week për qentë, transmeton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje pronarët e qenve patën mundësi t’u ofrojnë atyre shfaqje të modës nga Tail or Made, koncept i ri rrobaqebës nga ideja e Mark Saville dhe një darkë speciale për ta.