Lajmet e fundit

Sipas The Mail, prezantuesi më i ri i “Top Gear”, Chris Evans, dhe gruaja e tij Natasha Shishmanian janë në prag të ndarjes.
Sipas një burimi të tyre, çifti është duke pasur shumë probleme dhe po jetojnë të ndarë.
Sipas tyre, Chris është duke jetuar në apartamentin në Primrose Hill, kurse Natasha në Berkshire bashkë me dy djemtë.
Por, prezantuesi menjëherë ka reaguar në Twitter.
Ai i ka postuar dy foto, në njërën foto shihet ai dhe dy djemtë e tij, në të cilin kishte ironizuar me këtë lajm.
“Oh jo, ku është gruaja ime? Me siguri jemi fothur. Ju lutem na tregoni kur kthehemi prapë bashkë”.
Më pas ai kishte postuar një foto tjetër, ku shihet gruaja e tij bashkë me dy djemtë.
“Oh jo – kush është kjo grua e palumtur në mes? Nëse e njihni më dërgoni ndonjë mesazh të hënën në programin tim”, kishte ironizuar Evans.