Lajmet e fundit

Kryqi i Kuq ka deklaruar që ka evakuuar 148 civilë nga qyteti i Aleppo-s në Siri, shumica prej tyre me nevoja të veçanta dhe të moshuar, transmeton Klan Kosova.
Këta persona kishin ngecur në një shtëpi për të moshuar në pjesën e qytetit që ishte e kontrolluar nga rebelët.
Shumica prej tyre kishin lëndime apo sëmundje të cilat ua pamundësonin lëvizjen.
Gjatë tre javëve të kaluara forcat e qeverisë kanë rimarrë kontrollin në 75% të territorit në lindje të Aleppo-s, zonë kjo e cila ishte nën kontrollin e rebelëve për katër vite.