Lajmet e fundit

Eva Mendes për një kohë qëndroi larg syve të publikut, veçanërisht gjatë sezonit të çmimeve të të dashurit të saj Ryan Gosling me filmin “La La Land”.
Mirëpo ajo pati një rikthim të enjten, kështu duke u paraqitur për publikun pas gjashtë muajve, në hapjen e një lokali të New York & Company në Miami.
Mendes kishte një dukje fantastike në një fustan të gjatë nga Alonza të cilit ia kishte bashkangjitur një rrip.
“Është shumë mirë që po hapen sa më shumë lokale në Miami. Unë kam lindur këtu dhe ky qytet gjithmonë ka qenë shumë i dashur për mua” ka thënë Mendes.
