Lajmet e fundit

Ministrat e Financave në Eurozonë janë pajtuar për një kredi të mëtejshme për Greqinë si dhe lehtësimin e borxheve në atë se si po e quajnë atë “një përparim i madh”.
Pas bisedimeve natën vonë në Bruksel, ministrat kanë rënë dakord për të zhbllokuar 10.3 miliardë euro në kredi të reja, transmeton Klan Kosova.
Kjo ka qenë edhe kërkesa kyçe nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ishte shprehur se borxhi publik është i paqëndrueshëm në nivelet aktuale prej rreth 180% të prodhimit të brendshëm bruto në Greqi.
Kjo marrëveshje është arritur pas 11 orëve bisedimesh mes 19 ministrave të eurozonës - të njohur si eurogrup.
“Ne kemi arritur një përparim të madh për Greqinë, e cila na mundëson që të hymë në një fazë të re në programin e ndihmës financiare”, është shprehur Presidenti i këtij grupi, Joroen Dijsselbloem.