Lajmet e fundit

Nga Eurovision është bërë e ditur se Stokoholmi do të jetë vendi ku do të mbahet ‘’Eurovision 2016’’.
Në projektin e tyre organizatorët kanë prezantuar tri qytete të Suedisë, e më në fund është zgjedhur Stokholmi.
Suedia është shteti ku u vendos të mbahet kjo garë, pas fitores që siguroi këngëtari suedez Mans Zelmerow.
Ndërsa në faqen zyrtare të Eurovizionit njoftohet se gjysmëfinalet do të mbahen me 10 dhe 12 maj 2016 kurse finalja do të organizohet dy ditë më vonë me 14 maj 2016, shkruan Eurovizion.tv, përcjellë Klan Kosova.