Parashihej që të gjitha duelet e raundit të 1/8-ave në Europa Ligë të zhvilloheshin brenda të enjtes, mirëpo UEFA ka njoftuar se ka ndryshim të termineve për dy duelet Porto – Lyon dhe Betis – Frankfurt.
Këto dy përballje do të transmetohen në platformën Artmotion dhe të dyja fillojnë nga ora 18:45.
Ndeshjen mes portugezëve të Portos dhe Lyonit, që zhvillohet në “Estadio de Dragao”, do të mund ta shikoni në Art Sport 1 me komentimin e Andi Shabanit, kurse përballja tjetër mes Betis dhe Frankfurtit vjen direkt nga “Benito Villamarin” në Art Sport 2 me komentator Avni Tifekun.
Gjashtë përballjet e tjera të këtij raundi do të mund t’i shikoni të enjten ekskluzivisht në platformën Artmotion.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.