Lajmet e fundit

Presidenti francez Francois Hollande, ka lajmëruar se vendi i tij është i gatshëm që të pranojë edhe 24,000 refugjatë gjatë dy viteve të ardhshme. Në ndërkohë, supozohet se gjermania do t’i pranojë edhe 31,000 persona në bazë të një plani të Bashkimit Europian, i cili po kundërshtohet fuqishëm nga Hungaria, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Shifrat e dhëna nga presidenti francez, janë pjesa që Franca do të ketë në planin Europian për strehimin e 120,000 refugjatëve.
Këta 120,000 refugjatë, janë numër shtesë i atyre 40,000 që në fillim të këtij viti kishin hyrë në Bashkimin Europian.
Kryeministri hungarez Viktor Orban, në një mbledhje të ambasadorëve të huaj të hënën, ka thënë se plani nuk mund të diskutohet e as të realizohet përderisa kufijtë e BE-së nuk janë të siguruar.