Lajmet e fundit

Xhavit Haliti kryetar i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, ka thënë se takimi i sotëm i këtij komisioni ishte i frytshëm, njofton Klan Kosova.
"Është vendosur që si pozitë dhe opozitë të bashkëpunojnë me ardhjen e delegacionit të eurodeputetëve"
Ky bashkëpunim do të bëhet në kuadër të takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE, i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj.
Në mesin e të pranishmëve në këtë takim pritet të jetë edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, njofton Klan Kosova.