Kombëtarja e Kroacisë është nisur drejt Gjermanisë për t'i zhvilluar përgatitjet e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian në futboll "Euro 2024".
"Ne po vijmë", shkruan në fotografinë e publikuar në rrjete sociale.
Mbrëmë në ndeshje miqësore kombëtarja kroate e mposhti Portugalinë me rezultat 1:2.
Ndryshe, skuadra e Zlatko Daliq, në evropian do të ketë punë edhe me Shqipërinë, pasi janë bashkë në grupin B.
Ndeshjen e parë Kroacia do ta luajë kundër Spanjës më 15 qershor me fillim nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv
Me Shqipërinë do të përballet më 19 qershor.
Kampionati Evropian "EURO 2024", do të fillojë më 14 qershor dhe mbaron më 14 korrik.
Here we come, @EURO2024! ✈️???#EURO2024 #Family #Vatreni❤️? pic.twitter.com/23BHQmoEv0
— HNS (@HNS_CFF) June 9, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.