Lajmet e fundit

Misioni i EULEX-it, ka reaguar në raportin e Klan Kosovës, të emetuar më 19 prill 2016 lidhur me hetimet e Agjencisë Anti-korrupsion për konfliktin e mundshëm të interesit në një vendim të kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
Rasti i diskutueshëm ishte pjesë e hetimit të nisur më herët, ndaj vetë misionit të EULEX-it në dyshimet për korrupsion.
E Klan Kosova, bazuar në burime të veta kishte raportuar gati një vit më herët, se një bastisje e autorizuar nga shefi Gabriele Meucci, kishte ndodhur në sirtarët e Task Forcës që e kishte hetuar këtë rast, derisa operacioni ishte kryer nga karabinierët italianë.
E sikur atëbotë, edhe kësaj radhe EULEX ka reaguar duke sqaruar se bastisja nuk ka ndodhur e as nuk ka pasur involvim të karabinierëve Italian, nuk është i vërtetë.
Në reagim thuhet se EULEX-i nuk ka njësi të karabinierëve dhe Shefi i Misionit nuk urdhëron operacione policore. Ndërsa, thuhet se EULEX-i kurrë nuk ka pasur as në organogram zyra që përmenden në raport.
Pavarësisht reagimit të misionit evropian, Klan Kosova e mbështet raportin në burime të sigurta.