Lajmet e fundit

Komuna e Gjilanit, këtë të mërkurë, ka organizuar ceremoninë e pranim-dorëzimit të donacionit për shkollën fillore "Musa Zajmi" dhe gjimnazin në Shillovë.
Donacioni është dhuruar nga shefi i misionit të BE-së për Kosovën, Lars-Gunnar Wigemark.
Shkolla “Musa Zajmi" ka pranuar disa kompjuterë, printerë e disa rafte të nevojshëm për nxënësit.
Derisa gjimnazi në Shillovë pranoi disa pajisje të IT-së.
Wigemark ishte i shoqëruar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.