Lajmet e fundit

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka bërë të ditur se Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, është përforcuar me trupa shtesë policore.
Kjo, sipas Borrellit, po bëhet "në këto kohë të tensionuara në Kosovë" për të siguruar stabilitetin në vend, ku zbarkuan xhandarët karabinierë.
“Në këto kohë të tensionuara në Kosovë, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit, EULEX, përmbush detyrën e tij për të siguruar stabilitetin: Forca Evropiane e Xhandarmërisë nga Karabinierët zbarkuan sonte për të përforcuar përkohësisht njësitin policor të EULEX-it, ‘Formed Police Unit’. EULEX-i do të vazhdojë të mbështesë një ambient të sigurt”, tha Borrelli, transmeton Klankosova.tv.
Kjo nuk është hera e parë që EULEX-i sjell përforcime në Kosovë, pasi një gjë e tillë kishte ndodhur edhe në mars të këtij viti.