Lajmet e fundit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit ka dalë në përkrahje të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, një ditë pasiqë kjo e fundit morri vendim për të suspenduar katër zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren për neglizhencës proceduriale në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari në këtë burg.
"EULEX mbështet përpjekjet e ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha për të nxitur transparencën dhe llogaridhënien në shërbimin korrektues", thuhet në një postim të këtij misioni në faqen e saj në Facebook ku iu është bashkëngjitur edhe linkun me informatën nga ana e kësaj ministrie për suspendimin e këtyre zyrtarëve, transmeton Klan Kosova.