Lajmet e fundit

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, ka hyrë në ditën e dytë me mandat të përfunduar, ndërsa po pret që Kuvendi i Kosovës t’ia vazhdojë mandatin deri më 14 qershor 2018. BE-ja dhe Kosova tashmë kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, por kjo do të duhej të konfirmohej edhe përmes letërkëmbimit të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në mënyrë që Qeveria ta procedonte këtë çështje në Kuvend.
Kështu Qeveria e Kosovës gjatë të mërkurës ishte në pritje të këtij letërkëmbimi në mënyrë që ta procedojë këtë çështje për seancën e së enjtes në Kuvend për miratim, por pasi Mogherini edhe më tutje nuk i është përgjigjur Thaçit në letrën e dërguar, kjo çështje pritet të përfundohet sot (të enjten).
“Është arritur marrëveshja me EULEX-in. Sot presim ta marrim konfirmimin nga Brukseli, presim letërkëmbimin. Kur ta marrim, do ta mbajmë një mbledhje pasdite për ta miratuar ligjin në procedurë të rregullt. Mendojmë që nesër t’ia procedojmë Kuvendit për shqyrtim dhe aprovim”, ka theksuar Mustafa.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)