Lajmet e fundit

Komisioni Qeveritar për persona të pagjetur ka mbajtur takimin e rradhës.
Ata në këtë takim kanë shprehur shqetësimin që për dy muaj nuk ka ndodhur asnjë gërmim në asnjë lokalitet në Kosovë.
Gërmimi i radhës që do të bëhet ka qenë në Mitrovicën e Veriut përkatësisht në Varrezat Muslimane.
Komisioni Qeveritar për këtë ka hedhur akuza ndaj organeve të departamentit të mjekësisë ligjore në kuadër të Euleksit, sipas të cilëve ata e kanë zvarritur çështjen e kontraktimit të një kompanie nëpërmjet tenderit që do të merrej me kryerjen e këtyre punimeve.
Ndërkohë Bajram Qerkini që është anëtar i komisionit qeveritar por edhe përfaqësues i familjeve të personave të pagjetur ka hedhur akuza ndaj politikës aktuale në vend, ai midis tjerash ka paralajmëruar se do t`i drejtohen presidentes Atifete Jahjaga, kryeparlamentarit Kadri Veseli dhe kryeministrit Isa Mustafa me një kërkesë për stagnimin e kësaj çështjeje pasi sipas tij është politika vendore ajo që nuk po bënë asgjë për të ndikuar që ky proces të zhvillohet më shpejtë.
Ai ka paralajmëruar se nëse nuk ndërmerren masa deri me 31 gusht, kur është edhe dita ndërkombëtare e Personave të Zhdukur atëherë do të organizohen protesta para objektit të Eulexit.
Aktualisht në Kosovë rezultojnë si të zhdukur 1600 persona, njofton Klan Kosova.