Lajmet e fundit

EULEX-i ka shënuar përvjetorin e katërt të vdekjes së Audrius Šenavičiusit, doganierit lituanez, i cili u va në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013.
Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra ai, ndërsa i tërë misioni e nderoi atë duke e mbajtur një minutë heshtje.
“Sot katër vite më parë u vra tragjikisht kolegu ynë Audrius Šenavičius. Sot ne po e nderojmë jetën e tij dhe shërbimin e përkushtuar të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Unë e ndaj dhimbjen me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët sot e kësaj dite ende nuk kanë marrë përgjigje në shumë pyetje lidhur me vrasjen e tij,” ka thënë Papadopoulou.
Tutje ajo bëri apel tek të gjihtë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informate që të paraqiten.
EULEX-i ofron shpërblim prej 82.000 Euro për çfarëdo informate e cila sjell deri te arrestimi i kryerësit(ve) të vrasjes.
Çdo personi që ka informata të thërret në numrin +381 38 284 181 ose ta vizitojë faqen tonë të internetit http://www.eulex-kosovo.eu/ për më shumë informata.