Lajmet e fundit

Këshilli i Bashkimit Evropian vendosi të rifokusojë mandatin e misionit të sundimit të ligjit të BE-së, EULEX.
Me këtë, vendim, vie derim te fundi i pjesës së mandatit ekzekutivit gjyqësor të këtij misioni.
Kësisoj, Kosova do të marrë përgjegjësinë për të gjitha hetimet, ndjekjet penale dhe gjykimet e transferuara.
Vendimi i Këshillit parashikon që mandati i rishikuar të zgjasë deri më 14 qershor 2020. Gjithashtu, ai cakton një buxhet të kombinuar për operacionet e misionit në Kosovë dhe për dhomat e specializuara dhe zyrën e prokurorit specialist prej 169.8 milionë euro për dy vjet. Nga to, për shpenzimet e misionit të EULEX-it në Kosovë ndahen 83.6 milionë euro, transmeton Klan Kosova.