Lajmet e fundit

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës dhe EULEX-i mëngjesin e sotëm kanë rrethuar shtëpinë e Agron Sylejmanit.
Aksioni në fjalë, që po zhvillohet në Kushevicë të Podujevës, është konfirmuar për Gazetën Express nga zyrtarë të PK-së, por, sipas tyre, detaje shtesë mund të japë vetëm EULEX-i.
Edhe Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje lidhur me këtë aksion por ata kanë thënë se për të, detajet mund të japë vetëm EULEX-i.
Edhe këta të fundit, të kontakuar nga Klan Kosova kanë thënë se nuk mund të japin detaje, por se sipas tyre, Prokuroria Speciale e Kosovës do të dalë me një komunikatë për shtyp lidhur me rastin.
Agron Sylejmani tashmë i ndjerë dyshohet për vrasjen e aktivistit të LDK-së, Haki Imeri në vitin 1999. Akuzat ndaj tij i pati drejtuar vëllau i tij, Imer Imeri.