Lajmet e fundit

Nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Klinika e Endokrinologjisë mori dhuratë inventar, pajisje kompjuterike, fotokopje dhe materiale tjera për zyrat e personelit shëndetësor.
Krejt kjo ndihmesë sipas shefit të Eulex-it, Lars-Gunnar Wigemark, po bëhet që t’ua lehtësojë sadopak punën në këtë klinikë.
Për mbështetjen që Eulex i bëri kësaj klinike, falënderues është edhe i pari i SHSKUK-së Valbon Krasniqi.
Nga misioni i BE-së për Sundim të Ligjit në Kosovë u tha se mbështetja ndaj Qendrës Klinike Universitare të Kosovës nuk do të mungojë asnjëherë.