Lajmet e fundit

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm ka filluar një aksion i EULEX-it, ku është duke u kërkuar edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla.
Policia e Kosovës është vetëm duke asistuar EULEX-in në këtë aksion, njofton Klan Kosova.
“Mund të konfirmoj se Policia e Kosovës është vetëm në asistencë në këtë aksion”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Lajmin për zhvillimin e këtij aksioni e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe zëdhënësja e EULEX-it Besa Domi.
“Aksioni është duke vazhduar në gjithë Kosovën, është aksion për bastisje dhe arrestime”.
“Për momentin nuk mund të dalim me më shumë informata”.