Lajmet e fundit

Numërimi i votave me kusht, i votave nga diaspora, si dhe i votave të personave me nevojave të veçanta po i mban nën “ethe” kandidatët për kryetarë të komunave, ku diferenca në vota është shumë e vogël.
Bëhet fjalë për Prishtinën, Prizrenin, Dragashin dhe Istogun.
Në Prishtinë diferenca mes Shpend Ahmetit (LVV) dhe Arban Abrashit (LDK) është vetëm 307 vota, ndërsa në Prizren diferenca mes Mytaher Haskukës (LVV) dhe Shaqir Totës (PDK) është 330 vota.