Lajmet e fundit

Ky vendim rezultoi fatal për dy prej tyre. Jasmina dhe Shkurta i dhanë lamtumirën shtëpisë më të famshme në Kosovë.
https://youtu.be/g026nj2VuqE Jasmina u eliminua si banorja më pak e votuar nga publiku, ndërsa Shkurta u ndëshkua me zarf të zi. Megjithatë, vendimi final për largimin e saj erdhi nga publiku, pas debatit të ashpër që shpërtheu për shkak të bullizimit të ndodhur brenda shtëpisë, konkretisht ndaj Elijonës. https://youtu.be/FvCgUtUDJD4 https://youtu.be/hN4njkPuqdQDebati ndezi shtëpinë dhe përfshiu edhe banoret Dolce, Alba, Benita dhe Elijona, duke e kthyer këtë temë në një nga momentet më të spikatura dhe më të diskutuara të mbrëmjes.
Por prime-i nuk ishte vetëm tension. Mes debateve pati edhe momente tejet emocionale. Kushtrimi u surprizua fillimisht nga daja i tij, ish-ushtar i UÇK-së, e më pas edhe nga babai.
https://youtu.be/S85YjL5D1do https://youtu.be/R7oywb2MbiQ https://youtu.be/Lf0jeoPgwYU Rrëfimi i historisë së tij të jetës dhe sfidave me të cilat është përballur ndër vite, preku zemrat e publikut dhe banorëve. https://youtu.be/VGjXVBbMWvI pSi përmbyllje perfekte e kësaj nate të mbushur me emocione, surpriza më e madhe erdhi nga ylli i pop-it shqiptar, Era Istrefi.
Artistja performoi live për banorët dhe publikun, duke sjellë një atmosferë të zjarrtë dhe duke i vënë “kapakun” një prime-i që do të mbahet mend gjatë. https://klankosova.tv/live-nje-zarf-nje-vendim-nje-fund-i-papritur-shkurta-largohet-nga-shtepia11/ https://youtu.be/zAwPpZfxT3E https://youtu.be/D3H6iAOFQn8