05.03.2018 · përditësuar para 3071 dite1 min lexim
Gjermania e Kosova nga sot do të fillojnë një etapë të re të bashkëpunimit ekonomik.
Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kur ka nënshkruar, bashkë me ambasadorin gjerman, Christian Heldt, një memorandum ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Gjermane për themelimin e Parkut Inovativ dhe Trajnues Gjermano-Kosovar, në Komunën e Prizrenit, njofton Klan Kosova.
“Ka filluar një etapë e re e bashkëpunimit Kosovë – Gjermani, që pasohet nga bashkëpunimi i trupave paqeruajtëse gjermanë”, ka thënë Haradinaj.
“Bashkëpunim në të gjitha fushat, veçanërisht në atë ekonomike”.
Shumë i kënaqur me këtë etapë të re bashkëpunimi është shprehur edhe diplomati gjerman.
“Sot nënshkruajmë edhe deklaratën e qëllimeve të përbashkëta dhe tani edhe praktikisht fillon implementimi”, tha Heldt.
“Kjo është mundësi për ekonominë dhe mirëqenien e popullatës. Është një projekt i mrekullueshëm dhe jam i lumtur dhe gëzohem për punën që është para nesh”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.