Lajmet e fundit

Autostrada Nish - Shkup në drejtim të Maqedonisë për tre orë ka qenë e bllokuar në të dyja drejtimet edhe atë Beograd-Shkup në drejtim të Maqedonisë.
Për më shumë se tre orë kjo autostradë ka qenë e bllokuar që të kalojë Presidenti Gjorgje Ivanov me eskortën e tij presidenciale, bëjnë të ditur qytetarë të cilët kanë qëlluar në rrugë dhe kanë qenë të bllokuar për tre orë me rradhë, shkruan Zhurnal, përcjellë Klan Kosova.
Pas tre orë bllokade ka kaluar eksorta e Presidentit maqedonas Ivanov ndërsa makinat më pas janë lejuar të lëvizin por është krijuar një tollovi dhe kolonë e madhe në drejtim të Beogradit.