Lajmet e fundit

Ka eskaluar situata në protestën ku po marrin pjesë edhe liderët opozitarë Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje, Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Fatmir Limaj nga NISMA për Kosovën.
Në mesin e deputetëve të opozitës është edhe Albin Kurti, për të cilin Gjykata Themelore e Prishtinës ka lëshuar një fletarrest. Sot në mëngjes shtëpia e tij ishte e rrethuar nga pjesëtarët e policisë së Kosovës, mirëpo Kurti s’është arrestuar.
Ndërsa Donika Kadaj-Bujupi, shefja e grupit parlamentar të AAK-së, është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e saj.