Lajmet e fundit

Më shumë se 60 vjet pas luftës në Kore, eshtrat e 36 ushtarëve kinez që vdiqën duke luftuar kundër Koresë së Jugut janë kthyer në vendlindje.
Eshtrat u zbuluan vitin e kaluar në varret e Paju që ndodhet në afërsi të kufirit të Koresë së Veriut, transmeton Klan Kosova.
Ky është riatdhesimi i tretë që nga marrëveshja e vitit 2014 në mes të këtyre dy vendeve.
Ceremonia u organizua nga zyrtarët e Koresë së Jugut dhe ata kinezë në aeroportin Incheon Seul, përpara se eshtrat të dërgohen në qytetin e Kinës që ndodhet në veri-lindje të Shengyang, ku Kina ka një varrezë për të vdekurit e luftës.