Lajmet e fundit

Fshati Veriq i Istogut është duke u bërë gati për ceremoninë e nxjerrjes së eshtrave të heroit kombëtar Isa Boletini, nga nje vend sekret në arkivole ku po mbaheshin deri tashti.
Më pas, ato, siç raproton ekipi i Klan Kosovës që ndodhet atje, do t'i dorëzohen solemnisht Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Nga këtu, arkivolet me eshtra do të dërgohen në kazermën e FSK-së në Istog.
Në këtë ngjarje, pos shumë banorëve të fshatit dhe komunës dhe kryetarëve Haki Rugova e Agim Bahtiri, po marrin pjesë edhe pasardhës të patriotëve të mëdhenj kosovarë.
Eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëpunëtorëve të tij janë mbajtur në një vend sekret, në Veriq, qe disa vite, nga pasardhës të heroit, që jetojnë këtu.