Lajmet e fundit

Pasardhësit e Isa Boletinit ishin të bindur që mos të hiqnin dorë nga ideja për varrimin e eshtrave të gjyshit në fshatin e tyre.
Por, pas dy orë diskutimesh në mbledhjen e Këshillit Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit, që u mbajt në Ministrinë e FSK-së, boletinët zbutën qëndrimin.
Ndonëse pa dëshirën e tyre, u vendos që Isa Boletini të varroset në Vlorë, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i Ministrisë së Forcës së Sigurisë, Ibrahim Shala, arsyetoi vendimin që eshtrat e heroit kombëtar të nisen drejt Vlorës.
Data e rivarrimit nuk ka ndryshuar. Ceremonia mbahet me 10 qershor në Vlorë.
Mbetjet mortore do të nisen nga Mitrovica më 5 qershor, do të shkojnë në Prekaz, Isniq, Prizren e Tiranë, për të arritur në qytetin e pavarësisë ku do të rivarrosen afër Ismail Qemalit.
Kronikë nga Blerta Ahmeti.